Shkencëtari britanik paralajmëron “katastrofë nga koronavirusi i ri”

Masa ndaluese kombëtare kundër koronavirusit janë të nevojshme në Angli për të parandaluar një “katastrofë” në fillim të vitit 2021, ka thënë një shkencëtar që e këshillon qeverinë.

Profesori Andreë Hayëard, anëtar i Grupit Këshillues të Rreziqeve nga Virusi (Nervtag), i ka thënë BBC se Anglia po hyn në një fazë të rrezikshme, njofton Klan Kosova.

“Unë mendoj se ne jemi duke hyrë në një fazë shumë të rrezikshme të pandemisë dhe neve do të na duhet një veprim vendimtar dhe i hershëm për të parandaluar një katastrofë në janar dhe në shkurt”.

“Një rritje prej 50 për qind e transmetueshmërisë do të thotë që masat e mëparshme që funksionuan nuk do të funksionojnë tani. Unë mendoj se ne me të vërtetë jemi në një situatë kur po zhvendosemi afër bllokimit, por duhet të marrim mësim nga bllokada e parë”.

Ai shtoi që rritja e rasteve ishte “nxitur kryesisht” nga varianti i ri, më infektues i koronavirusit