Sërish qindra të vdekur nga covid në Itali, rritet numri i të infektuarve

Koronavirusi vijon të regjistrojë shifra të larta të viktimave dhe infeksioneve në Itali.

Autoritet shëndetësore të vendin fqinj raportojnë se gjatë 24 orëve të fundit, 487 persona kanë humbur jetën.

Edhe pse shifra është e lartë, krahasur me dje ka një ulje të viktimave, pasi 1 ditë më parë u regjistruan 627 vdekje.

Gjatë 24 orëve të fundit në Itali janë konfirmuar të infektuar 17 221 persona, një rritje me rreth 4 mije krahasur me dje.

Nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 3,717,602 mes të cilëve kanë humbur jetën 112,861 qytetarë.

Deri më tani, janë injektuar pothuajse 12 milionë vaksina, dhe 3.6 milionë persona kanë marrë edhe dozën e dytë.