Para se të nisej për në Hagë Presidenti Thaçi, e kishte vizituar Prekazin. Aty ai tha se nderoi komandantin legjendar Adem Jashari dhe të gjithë luftëtarët e UÇK-së.
Familjarët e dëshmorëve e të bashkëluftëtarëve ditëve të fundit kanë qenë nikoqirë të Presidentit Thaçi.
Vizitat e tilla Thaçi i nisi pas njoftimit të Zyrës së Prokurorit të Specializuar për aktakuzën ndaj tij.
Lidhur me këto ngjarje, ka reaguar deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Salih Zyba.
Zyba përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se Presidenti ka shkuar Prekaz me i mbush bateritë e patriotizmit para se të shkojë në Hagë për t’u marrë në pyetje.
Ai konsideron se Familja Jashari nuk e pranon në shtëpi, dhe as heronjtë e rënë.
Shkrimi i plotë i Salih Zybes:
Paska shkuar Thaçi në Prekaz. Me i mbush bateritë e patriotizmit para se të shkojë në Hagë për t’u marrë në pyetje? Familja Jashari nuk e pranon në shtëpi. Dorën në zemër as heronjtë e rënë Jasharaj sa ishin gjallë nuk e pranonin