Rrugët e Prishtinës “përmbyten” nga qumështi

Pas disa paralajmërimeve fermerët e qumështit sot janë duke protestuar në Prishtinë.
Ata nuk janë lejuar të protestojnë para Qeverisë,

Me pankartat “Vaji i Palmës po mbyte fermat”, “Kryeministër mbroje qumështin tonë” fermëret janë  duke protestuar në rrugën të rrethi i “Dragodanit” në Prishtinë.

Ata në këtë pjesë të Prishtinës edhe kanë derdhur sasi të qumështit.

Kjo po bëhet si shenjë pakënaqësie meqë përfaqësuesit e fermerëve të qumështit nuk u lejuan që të parakalojnë nga rruga “Garibaldi” rreth Katedrales, tek Mensa e Studentëve e në fund për tu ndalur tek Qeveria e Kosovës.

Protesta e sotme vie për shkak pakënaqësive dhe injorimit të kërkesave të tyre për largimin e produkteve me vaj palme.

Policia e Kosovës ka thënë se kjo proteste nuk është lejuar të mbahet dhe ka lutur protestuesit që të shpërndahen.

Mirëpo organizatori i kësaj proteste Ramadan Mema ka thënë se protestuesit nuk janë thirrur por kanë dalur vetë dhe se nuk ka të drejte askush t’i pengoj./