Rrjeti i Grave dënon gjuhën dhe sjelljet ndaj Vjosa Osmanit

Rrjeti i Grave të Kosovës përmes një komunikate ka dënuar incidentin ndaj Vjosa Osmanit në Kuvend, siç e kanë quajtuar, gjuhën fyese dhe sjelljet denigruese ndaj saj.

Në këtë komunikatë, thuhet se Kuvendi i Kosovës është institucion publik dhe të gjithë qytetarët presin që të përfaqësohet vullneti i tyre politik në mënyrë sa më dinjitoze.

“RrGK vlerëson se kryeparlamentarja Osmani është penguar në kryerjen e detyrës zyrtare në përputhje me rregulloren e Kuvendit, sipas së cilës ajo bart përgjegjësinë për mbarëvajtjen e seancave parlamenentare, duke përfshirë këtu edhe tërheqjen e vërejtjes ndaj deputetëve të cilët nuk i respektojnë rregullat”, thuhet në reagimin e Rrjetit të Grave.

Po ashtu, në reagim thuhet se sjelljet e tilla ndaj grave në politikë dhe procese vendimmarrëse janë krejtësisht të papranueshme dhe e dëmtojnë aspiratën e vendit për një shoqëri të barabartë.

“Trajtimi i tillë i grave në hapësirat publike është tregues shqetësues për trajtimin e grave në shoqërinë tonë, dhe nuk duhet kaluar pa ndëshkim”, thuhet në fund të reagimit të Rrjetit të Grave të Kosovës.null

Seanca e Kuvendit të Kosovës mbrëmë është ndërprerë, pas një incidenti që ndodhi në mes të Vjosa Osmanit dhe deputetit të LDK-së, Xhavit Ukaj, ku ky i fundit iu vërsul.

Pas kësaj, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka ndërprerë seancën e Kuvendit me arsyetimin e paedukatës së deputetit Ukaj.

https://kallxo.com/lajm/nderpritet-seanca-deputeti-i-ldk-se-i-versulet-osmanit/embed/#?secret=lbrwOf6s8k

Leave a Reply

Your email address will not be published.