Robert Berisha keqpërdorë identitetin e një femre për ta uruar Fitër Bajramin

Këngëtari njihet për humorin e tij i cili i bën për të qeshur ndjekësit në rrjete sociale.

Dhe, Robert Berisha e ka uruar festën e Fitër Bajramit me një fotografi që sipas tij është gazmore.

Në storien e tij në Instagram, ka ndarë një imazh të një llogarie në Facebook e cila ka emrin dhe mbiemrin ‘Urime Bajrami’.

Ndryshe, përveç humorit me postime në Instagram, Robert Berisha vazhdon të argëtojë publikun edhe me emisionin e tij ‘Robi plaket kur don vetë’.