Rita shfaqet plot stil derisa ishte nisur për të festuar ditëlindjen e shoqes

Pas disa javësh në izolim për shkak të pandemisë COVID-19, Rita Ora vërtetoi se mund të jepte një qëndrim ndërsa ajo u drejtua në festën e ditëlindjes së një shoqes së saj në Londër, të premten.

Rita Ora shkëlqu me paraqitjen e fundit rrugëve të Londrës.

Rita Ora është e njohur për stilin e veçantë, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.

Këngëtarja, 29 vjeçe, shfaqi linjat në një bluzë bardh e zi, , derisa shkonte drejt klubit The Flatmates në Notting HJill.

Në bluzën e shkurtër, Rita shfaqi barkun e tonifikuar, ndërsa bluzën e kombinoi me një palë xhinse me disa dizajne.

Këtë veshje ajo e kompletoi me një çantë të vogël të Christian Dior dhe disa unaza argjend, teksa po shkonte për në ndejë.

Vetëm disa ditë më parë, Rita ndau disa foto nga studio dhe tregoi se po shpërqendrohej nga procesi i saj për shkrimin e këngëve dhe solli disa imazhe pranë një arushi gjigant pelushi.

Paraqitja e artistes vjen pas pretendimeve se ajo është në një lidhje serioze me regjisorin Romain Gavras, 39 vjeç.