Këngëtarja Rita Ora rrëmben gjithmonë vëmendjen me paraqitjet e saj atraktive në rrjetet sociale.

Ajo shpesh ndan me ndjekësit imazhe të ndryshme nga përditshmëria e saj apo aktivitetet muzikore.
Duke qenë në situatë pandemike ku daljet janë gjithmonë me rrezik, Rita duket se po e shfrytëzon rastin që ushtrimet për mirëmbajtjen e trupit t’i kryejë në shtëpi.
Këngëtarja ka publikuar së fundmi në InstaStory disa video të shkurtra, duke treguar ushtrimet që po kryen me motrën dhe trajneren e saj të fitnesit në kushte shtëpie.