Rita Ora harron të veshë sytjena, duket mahnitëse në fotot bardh e zi

Ajo që gjithmonë di të tërheq vëmendjen e fansave përmes pozave të ndryshme, tashmë ka e dëshmuar edhe njëherë se ka një stil të veçantë.

Bëhet fjalë për këngëtaren shqiptare, Rita Ora, e cila po vazhdon të jetë aktive në rrjete sociale, duke mbajtur kështu të informuar fansat e saj

Sidoqoftë, ajo njihet për paraqitjet e saj skenike, për të cilat zgjedh gardërobat më të veçanta ndonjëherë.

E së fundi, Rita ka ardhur tejet rrezatuese në fotot e saj të reja bardh e zi, ku po duket tejet e bukur.

Kujtojmë se, Rita ka kaluar periudhën e izolimit duke punuar në muzikë të re, ndërsa gjithashtu duke shijuar kohën me miqtë e saj në fshat. /arbresh