Rezultatet e EXIT POLL Vetëvendosje mbi 50%, PDK del e dyta

Sipas rezultatit të EXIT POLL të realizuar nga Albanian Post, Lëvizja Vetëvendosje ka shënuar fitore historike prejse mbahen zgjedhje pas luftës në Kosovë.

Vetëvendosje e Albin Kurtit ka fituar më shumë se gjysmën e votës shqiptare në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 2021-së.

Rezultatet e EXIT POLL tregojnë se Vetëvendosje ka fituar 53% të votave.

E dyta është Partia Demokratike e Kosovës me 20% të votave.

Lidhja Demokratike e Kosovës është e treta me 17%.

Kurse Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka fituar 7% të votave.

Nisma, sipas EXIT POLL, nuk kalon pragun dhe mbetet në 2%.