Resniku i Klinës: Baza e ujësjellësit e braktisur, banorët presin projekt të ri

Resniku i Klinës: Baza e ujësjellësit e braktisur, banorët presin projekt të ri

Në fshatin Resnik të Klinës, një bazë e ndërtuar para shumë vitesh për furnizimin me ujë të pijshëm sot qëndron e braktisur dhe jashtë funksionit. Objekti i madh prej betoni, i menduar dikur për grumbullimin dhe shpërndarjen e ujit, është shndërruar në një hapësirë të mbuluar me mbeturina, duke humbur çdo qëllim për të cilin ishte ndërtuar.

Banorët tregojnë se ky objekt asnjëherë nuk është vënë në punë dhe se tashmë askush nuk e përmend si zgjidhje për mungesën e ujit. “Ky ujësjellës është ndërtuar para shumë viteve, por kurrë nuk ka funksionuar. Sot është vetëm një gërmadhë,” shprehen banorët.

Sipas tyre, institucionet përkatëse tani thonë se ky projekt nuk mund të vihet më në funksion dhe se duhet ndërtuar një ujësjellës i ri. “Na thonë se ky nuk bëhet më, duhet projekt i ri. Por ne kemi mbetur pa ujë dhe po presim me vite,” shtojnë ata.

Banorët e Resnikut i bëjnë thirrje komunës së Klinës dhe ndërmarrjeve të ujësjellësit që të marrin masa konkrete për të sjellë një zgjidhje të qëndrueshme, pasi mungesa e ujit mbetet një nga problemet më të mëdha të fshatit.

Nga rubrika

Back to top button