Rekomandohet mbyllje totale për dy javë

Me emërimin e Arben Vitia si ministër i shëndetësisë, qytetarët janë në pritje të masave të reja që do të miratohen për sa i përket parandalimit të COVID-19, shkruan OnAir.

Nga “Ministria e Shëndetësisë ende nuk ka një njoftim zyrtar. Pavarësisht kësaj ekzistojnë zëra të cilët mbështesin idenë e mbylljes totale të vendit për një periudhë dy javore. Përkrahjen për këtë ide e ka treguar publikisht edhe deputeti i “Lëvizjes Vetëvendosje”,  Visar Korenica, me anë të një postimi në profilin e tij në Facebook. Ai e ka konsideruar këtë si një masë të domosdoshme për shpëtimin e jetëve.

Për sa i përket shkollave, një numër i madh i tyre tashmë kanë kaluar në mësime online, ndërkohë javën tjetër pritet të fillojnë një periudhë pushimi një javore për pushimet pranverore.