“REBELOHET” AGIM BAHTIRI: QEVERIA MOS TA KUFIZOJË LËVIZJEN NË MITROVICË PA FOLUR ME MUA

Në mbledhjen e radhës të Qeverisë së Kosovës që pritet të mbahet brenda pak orësh, do të propozohet kufizimi i lëvizjes së qytetarëve edhe në 4 komuna tjera të Kosovës. Lëvizja e qytetarëve do të kufizohet në Mitrovicë të Jugut, Gjilan, Fushë Kosovë dhe Shtërpcë, nga ora 21:00 deri në orën 05:00

Por i nervozuar ndaj këtyre zërave është shprehur kreu i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri.

Ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook është shprehur se Qeveria së pari duhet që të konsultohet me të dhe se vet ai, pra Agim Bahtiri duhet ta jap fjalën përfundimtare sa I përket kësaj cështjtje.

“Pohimet se Qeveria do të vendos ndalimin e qarkullimit të personave fizik nga ora 21:00 në Mitrovicë, janë shqetësuese për qytetarët. Kërkoj nga Qeveria e Kosovës që mos ta marrë vendim për vendosjen e kësaj mase, sepse situata me COVID-19 nuk mund të menaxhohet me këtë masë”, ka thënë Bahtiri