Reagon Ramush Haradinaj, Albena Reshitaj nuk tregoi ‘diciplinë’ karshi vendimit të AAK-së

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka sqaruar pjesëmarrjen e Albena Reshitaj në seancën e jashtëzakonshme për votimin e presidentit të vendit.

“Sot jam informuar nga Albena Reshitaj se ajo po mendon me marrë pjesë në seancë, i kam thënë që nuk jam dakord që mos të marrë pjesë. Unë i kam thënë që neve nuk na është kërku një rol si subjekt politik, për të konmtribu si AAK, duke mos pas asnjë rol ne jemi përjashtu, e konsideroj të padrejtë vendimin e zonjës Reshitaj”, ka thënë Haradinaj për TV Dukagjini, transmeton IndeksOnline.

“Nuk na është kërku, nuk na është ofru ky rol, ky qëndrim është jo i drejt jo i duhur i Reshitaj. Është vendim jashtë diskutimeve që i kemi marrë në parti, në kryesi”, ka shtuar tutje Haradinaj.