Ylli shqiptar, Xherdan Shaqiri ka shtuar edhe një trofe të çmuar në listën e tij të gjatë të trofeve.
Liverpooli është kampion i Ligës Premier për sezonin 2019/20, pasi tash e disa javë e ka siguruar atë matematikisht.

Megjithatë, trofeu dhe medaljet iu dhuruan vetëm të mërkurën mbrëma pas fitores 5-3 ndaj Chelseat në Anfield.
Ngritja e trofeut të Ligës Premier pas plot 30 viteve përbënte emocion të veçantë te çdo futbollistë dhe tifozë i Reds.
Shaqiri gjatë karrierës ka fituar disa here titullin vendas me Baselin dhe Bayern Munichun, ndërsa me këta të fundit ka fituar edhe Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/