Reagimi i parë në Instagramin e Gjestit pas humbjes së vëllait

Pas lajmit tragjik për vdekjen e vëllait të tij, Eldion Kelmendi, është publikuar njoftimi i parë në Instagramin e Gjeshtit .
Me një postim të bërë në Instagram, ekipi i tij kanë njoftuar për ceremoninë e varrimit të vëllait të tij, Eldion Kelmendi.
“Me zemër të thyer ju njoftojmë se sot, më 27 Shtator, në ora 17:00, do të mbahet ceremonia e varrimit te Eldion Kelmendit, në varrezat e fshatit Pavlan. Jemi pranë familjes në këtë moment të rënde dhe ju ftojmë ta kujtojmë me respekt e lutje,” thuhet në njoftim.

Ky mesazh është një thirrje për respekt dhe solidaritet, duke nxjerrë në pah rëndësinë e bashkimit të komunitetit në ditët e vështira të humbjes.