Rasti “Feronikeli”: Shukri Buja dënohet me 2 vjet burgim

Ish-kryetari i Lipjanit nga radhët e PDK’së, Shukri Buja, është dënuar me 2 vjet burgim për rastin e njohur si “Feronikeli”, shkruan Gazeta Metro.

Sipas njoftimit nga Gjykata, dënimi për Shukri Bujën do të ekzekutohet 15 ditë pas hyrjes në fuqi të këtij aktgjykimi.

Gjykata ka refuzuar akuzat ndaj Bujës për pikat “keqpërdorim i detyrës zyrtare dhe ushtrim të ndikimit”.

Avokati i tij, Arianit Koci, pas seancës gjyqësore ka thënë se Gjykata nuk i ka dhënë kohën e duhur që të përgatitet për rastin pas seancës së fundit.

Po ashtu ai tha se Gjykata nuk i ka përfillur rekomandimet e Gjykatës së Apelit.

“Në këtë vendim kemi shkelje të natyrës procedurale dhe atë materiale.Natyrisht se do të ushtroj ankesë. Nga ana e Gjykatës së shkallës së parë nuk janë përfillur rekomandimet e Gjykatës së Apelit. Na është refuzuar kërkesa për prova të reja, dhe nuk janë nxjerre prova për të vërtetuar dashjen e klientit tim. Për më tepër, janë shkelur edhe të Drejtat e Mbrojtjes. Nuk janë përfill rekomandimet e Gjykatës së Apelit dhe mua nuk më është ofruar koha e duhur që të përgatitem për rastin prej momentin kur e kam pranuar procesverbalin prej seancës së fundit. Unë kam pasur vetëm dy orë kohë dhe Gjykata nuk ka dhënë kohë një ose 2 ditë.Do të shoh se si do ta bëj arsyetimin Gjykata dhe besoj që nuk do ta ketë punë të lehtë ta arsyetoj atë”, ka thënë ai.//gazetametro.net