Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Kështu ka njoftuar Lladrovci përmes një shkrimi në “facevook”.Njoftimi i plotë:
Qytetarë të nderuar,
Mora njoftimin nga IKShPK se testi im për covid-19, është pozitiv. Kam pak temperaturë, pa shenja tjera. Ndjehem mirë.Izolimi im vijon në pajtim me rekomandimet e institucioneve shëndetësore deri në shërimin e plotë.
Respektoni rekomandimet e IKShPK dhe të institucioneve tjera relevante.Bartni maskën, ruani distancën, mbani higjienën