Rama: Pres nga Bullgaria të merret vesh me Maqedoninë e Veriut

Kryeminsitri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se është besimplotë që mosmarrëveshjet e tejzgjatura midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut do të zgjidhen, për ta bërë të mundur çeljen e negociatave me Bashkimin Evropia.

Ai ka nënvizuar faktin që Shqipëria e respekton procesin midis dy vendeve, duke shtuar se pret që të hapet rruga në mënyrë që bashkë me shtetin fqinj të vazhdojnë së bashku në rrugën evropiane.

“Është një çështje mjaft e ndjshme këtu dhe në vendin vëlla të Maqedonisë së Veriut, por jemi të përfshirë pavullnetshëm dhe po presim vendimin e BE-së për çeljen formale të negociatave në konferencën e parë ndërqeveritare”, ka deklaruar kryeministri Rama.

Në anën tjetër, homologu i tij bullgar, Stefan Yanev ka vlerësuar bashkëpunimin midis dy vendeve dhe trajtimin që Shqipëria i bën pakicës bullgare, si urë e mirë midis dy popujve.

“Projektet e përbashkëta demonstrojnë marrëdhëniet e mira midis dy vendeve”, tha ai.

Për sa i përket ndikimit të mosmarrëveshjes me Maqedoninë e Veriut, në rrugën evropiane të Shqipërisë, Yanev është shprehur se është i vetëdijshëm që “pozita e Bullgarisë karshi Maqedonisë së Veriut është pengesë për Shqipërinë”.

“Ne e mbështesim rrugën evropiane të Shqipërisë, por pozita e Parlamentit të Bullgarisë është që ne mbrojmë marrëdhëniet ndërkombëtare. Çështjet midis nesh dhe Maqedonisë së Veriut zgjidhen veç me marrëveshje dypalëshe”, ka theksuar ai.

Kryeministri bullgar po ashtu ka insistuar në atë që ai beson se ndërhyrjet e jashtme në këtë relacion më shumë prishin se sa ndreqin punë