Rama: Opozita po përhap panik me vaksinat

Fatkeqësia siç ishte tërmeti apo pandemia për kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama duhet t’i kishte bërë bashkë të gjithë, por ai sulmon kundërshtarët se gjithmonë në ditë të zeza për vendin janë berë me të keqen për të bërë politik.

“Bie një përmbytje bëhen me përmbytjen, bie tërmet bëhen me tërmetin, bie virusi bëhen me virusin”.

I bindur tek fitorja e një mandatë të tretë, ai gjithsesi iu kërkon banorëve të Bilishtit ta shikojnë të drejtën e zgjedhjes si një të drejtë në funksion të interesit të tyre dhe mos të votojnë si tifoz pa menduar për vlerën që ka vota e tyre për të ardhmen e familjeve të tyre.

“Fleta e votimit nuk është një biletë për stadium, në të vërtetë si kemi bërë të gjitha çfarë kemi premtuar por ka pasur një arsye dhe do i përmbahen asaj që kemi premtuar. Për menderen e lulit do votoni apo për familjen tuaj”, tha Rama, njofton TV Klan.

Për të treguar diferencën mes asaj alternatives ofrojnë socialistët dhe asaj që ofron opozita, rreshton disa nga premtimet e demokratëve që thotë se fyejnë inteligjencën e atyre që i dëgjojnë.

“Edmond Spaho thotë do mbyllim doganat të shitet prodhimi vendas, ai tjetri thotë do heq traun, firmosin marrëveshje në rrugë që s’kanë asnjë vlerë”.

Në Korçë në Mësonjëtoren e parë shqipe ku pas debatit publik për spostimin e shkronjave prej guri në oborrin e godinës, shpjegon se ka qenë provizor deri në përfundimin e të gjithë investimit.

“Kur zë merimanga nuk flet njeri, sa bëhet një punë e mirë bëhet nami, shkronjat do i kthejmë ku ishin”.

Një tjetër investim i inspektuar ishte dhe biblioteka e re e qytetit e kthyer dhe në një qendër për teknologjinë