Rama nuk ndalet sjellë edhe 8190 vaksina të tjera Pfizer në Shqipëri

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një postim në platformën Facebook, ku konfirmon ardhjen e 8 mijë e 190 vaksinash Pfizer/BioNTech.

Kujtojmë se përtej zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021, në Shqipëri vijon normalisht vaksinimi i popullatës me shifra të kënaqshme.

Fushata e vaksinimit masiv vijon gjithashtu me ritme të shpejta.

Ndërkohë deri më tani janë vaksinuar mbi 390 mijë shqiptarë.

Të moshuar të vaksinuar janë mbi 200 mijë. Procesi ka përfunduar për bluzat e bardha.

Në Shqipëri kanë mbërritur deri tani mbi 730 mijë  doza të vaksinave anti-Covid, ndërsa janë siguruar përmes kontratave të deritanishme, 2.1 milionë doza. /Politika Jashtme/