Rama në Shkodër: Mos u besoni më atyre që ju zhgënjyen

Edi Rama mbylli takimet elektorale në Shkodër gjatë kësaj paradite, ku kerkoi që shkodranët t’i besojnë në 11 Majin siç i besuan në 2023 për Bashkinë dhe tani po prekin rezultatet vetëm në 2 vite.
Per tre dekada që votuan si tifozë vetëm për ngjyrën e fanelës, Rama thotë se u ndëshkuan nga ai që i besuan për 32 vite, i cili serish me përzgjedhjen e drejtuesit të qarkut po tregon se do ta mbajë në kenetë Shkodrën.
” Shkodra i shërbente vetëm dy njerëzve, një të vdekuri dhe një të gjalli që sot ka vdekur, por kujton se është gjallë. Enver Hoxha po ju betohem, matanë në botën tjetër ka jetuar me kënaqësinë që shkodranët i qëndruan deri në fund malllkimit te tij dhe u vetëizoluan me një komunizëm që nuk ekzistonte më”, tha Rama.
Europa është e ardhmja e Shkodrës dhe Shqipërisë, që arrihet me votën e 11 Majit, thotë kryesocialisti.
I kthen përgjigje Berishës për deklaratat lidhur me makinën luksoze të Noizit, dhe i kërkon të bëjë llogaritë sa pensione paguhen me 6 miliardë dollarë që po paguan për lobimin në SHBA.
Bufi dje ishte kapur me Lamborghini-n e Noizy-t. Si qenkan 50 mijë pensione për Lambourghini e Noizy? Sa kushton Lamborghini i Noizy? Kushton shumë më pak se 6 milionë dollarë, shumë më pak dhe në qoftë se shkojmë me logjikën e 50 mijë pensioneve atëherë i bie që bufi për të larë atë damkën, siç ja vënë deleve atë bam, që ja kanë vënë bam për të larë atë numrin këtu në ballë, sa pensione paska paguar“, tha Rama.
Akuzon mediat se në masë, sipas tij abuzojnë me të vërtetën.
“Po ju them pa asnjë ekzagjerim, se duke qenë se kaloi pjesë të madhe të kohës në makinë këto ditë, edhe ndjek ato që më çojnë nga stafi, pa asnjë ekzagjerim 95% e titujve që vendosen nëpër pasqyrat e portaleve që më citojnë mua janë të shtrembëruara, 95% të nxjerrë nga konteksti, të shtrembëruara, jo për qëllim, nuk besoj se është me qëllim, por besoj se është përfundimisht një botë ajo e mbyllur brenda vetes ku prodhohet lajmi, për shembull, është prodhuar një lajm që “Zëvendës/kryeministrja harxhon 10 mijë euro për të larë makinën dhe kjo përsëritet, pastaj kthehet në fakt, diskutohet aty, pastaj kthehet në faj e pastaj kthehet në pyetje që si ka mundësi dhe ti gjendesh përpara një situate, ose “Edi Rama pi verë 33 mijë euro”. Tani si luftohet me këtë dhe po jap shembujt më banalë sepse nuk është ky thelbi“, shprehet Rama.
Ndërsa siguron se në Shqipëri, ndryshe nga sa thuhet nuk ka oligarkë.
“Këtu jemi tek pabarazia në të ardhura se ky është një tjetër raport i rëndësishëm, se këtu thuhet janë 5 oligarkë, të tjerët po vdesin të gjithë. Gjithë pasuria shkon te 5, se kush janë nuk e di se unë nuk njoh asnjë oligark në Shqipëri se ne Shqipëri nuk ka oligarkë, ka njerëz të pasur, por oligarkë jo se oligark do të thotë të vendosesh ti dhe qeveria të jetë kukull. Emrat që unë dëgjoj sikur janë oligark, më besoni presin shumë gjatë për të marrë një takim me mua, jo më për të vendosur gjë që është në detyrën dhe përgjegjësinë e qeverisë për ta vendosur, por kjo është temë tjetër“, tha ai.
Hedh poshtë se ka bërë diferencime mes jugut dhe veriut dhe thotë se në qarkun e Shkodrës është investuar në 10 vite 1,3 miliardë euro.
Tv Klan