Punësimi i vajzës së axhës së Haskukës: Gashi ia kujton Kurtit deklaratën për punësimet familjare

Ish-këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, Shkëlzen Gashi, ka reaguar pasi kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, e pranoi dje se vajza e axhës së tij është e punësuar në Komunën e Prizrenit.

Gashi ia ka kujtuar kryeministrit Albin Kurti deklaratën e tij për punësimet familjare.

Kurti gjatë fushatës zgjedhore, kishte thënë se kusherinjtë e familjarët janë për dasma.

Postimi i plotë:

“Kushërinjtë janë për shtëpi. Familja është te shpija. Kur të bahet ministër, zëvendësministër, deputet apo drejtor apo edhe në komunë nesër pasnesër, duhet me u ba veç ai person, jo me shku me krejt fisin aty. Fisi është për dasmë, për gazmend privat” – Albin Kurti