Presidenti i ShBA’së Joe Biden: Amerikë jam i nderuar që më zgjodhe

Kandidati demokrat Joe Biden ka falenderuar popullin amerikan për zgjedhjen e tij për president të ShBA’së, shkruan Gazeta Express.

Biden ka reaguar pas fitores në shtetin e Pensilvanisë që ia siguruan atij 273 vota elektorale të mjaftueshme për të fituar.

“Amerikë, jam i nderuar që më keni zgjedhur muar për të drejtuar vendin tonë të mrekullueshëm. Puna që na pret përpara do të jetë e vështirë, por ju premtoj këtë, do të jem presidenti i të gjithë amerikanëve, pavarësisht a keni votuar për mua apo jo. Unë do ta mbaj besimin që keni vënë në mua”, ka shkruar ai./