PËRPLASEN MARKO GJURIQ E MINISTRJA HARADINAJ

Skandal diplomatik po quhet nga politikanët kosovarë, publikimi i një fotografie nga Komisioneri për Zgjerim i BE’së, Oliver Varhelyi me presidentin serb, Aleksandar Vucic, ku shihet edhe një shkrim “Kosova i Metohija”.

Ministrja e Punëve  të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Meliza Haradinaj ka thënë se ky është provokim dhe anim nga Varhelyi.

“Është përtej skandalit diplomatik dhe më shumë se provokim dhe anim – pritja e Komisionerit për Zgjerim të BE’së z.Olivér Várhelyi, bërë Vucicit me ekspozim të qëllimshëm të librave shovinistë, me emra që janë derivat i projeksioneve për spastrim etnik dhe pretendime territoriale ndaj shteteve tashmë të pavarura dhe sovrane.”, ka shkruar ajo sot në Twitter.

Ndaj kësaj, i ka reaguar shefi i të ashtuquajturës zyrë serbe për Kosovën, Marko Djuric, i cili edhe një herë, u kujdes që të provokojë duke e quajtur Kosovën “Kosovo i Metohija.

“Takimi të cilit po i referoheni ka ndodhur në konsullatën serbe në Bruksel, dhe libri është monografi e bukur “Prona krishtere e Kosovës dhe Metohisë”, ka shkruar ai.

Vlen të theksohet se ndaj këtij veprimi kanë reaguar edhe zyrtarë e politikanë të tjerë në vend.

Ndryshe, takimi mes dy palëve kanë ndodhur pak para atij në mes të Vucic e Kryeministrit Avdullah Hoti, ku siç u tha nga BE, u disktua për të pagjeturit si dhe për ekonomi.

Kosova e Serbia pritet që të takohen sërish në fillim të muajit shtator, për të vazhduar kështu bisedimet për normalizim të marrëdhënieve.