Përfundon intervistimi i Thaçit

Presidenti Hashim Thaçi ka përfunduar intevistimin nga prokurorët e Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë.

Ai ishte duke u intervistuar që nga ora 14:00, për të katërtën ditë radhazi, shkruan Indeksonline.

Kjo është edhe dita e fundit e intervistimit të tij, pasi që më nuk do të ketë intervistim të presidentit Thaçi.