Përçarje në LDK, shkarkohen dy kryetarë të kësaj dege

Kryesia e Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Mitrovicë e udhëhequr nga kryetari, Safet Kamberi ka shkarkuar nga detyra dy kryetarë nëndegësh, Tafil Pecin dhe Bekim Mujën.

Pas këtij vendimi ka reaguar Tafil Peci i cili ka thanë se shkarkimi i tij është bërë pasi që është përkrahës i Vjosa Osmanit.

“Një vendim i tillë i ndërmarrë, vije për shkak të frustrimit të tyre, pasi që mbi 80% te kryetarëve të nëndegëve janë votues dhe përkrahës të Vjosa Osmanit”, ka shkruar ai pos tjerash

Postimi i plotë:

Një grup injorantësh, në krye me Safet Kamberin, analfabet me diplomë, përfaqësues i denjë i LDK-së “AKADEMIKE” të Isa Mustafës, kinse më paska shkarkuar nga pozita e Kryetarit të Nëndegës, me arsyetimin që jam emëruar para 3 viteve drejtor në komunë.

Ky grup i gjorë nuk e di se kush do ta shkarkoj Safetin, i cili gjatë fushatës zgjedhore (në balotazh) bëri marrëveshje të fshehtë me PDK-në, ndërsa pas zgjedhjeve bëri koalicion me partinë fituese pa Vendim të partisë. Ne jemi të vetëdijshëm pse ndodhi ky shkarkim pas 3 viteve, edhe pse ne kishim një rizgjedhje bindëse në zgjedhjet e brendshme partiake.

Për opinionin e gjerë është e rëndësishme të potencohet, se Isa Mustafa dhe sejmenët e tij e kishin manipiluar procesin në zgjedhje e brendshme në Mitrovicë, por nuk kishin arritur që të mundin kalanë e pa mposhtur në Iliridë, sepse aty ishin Boletinët. Emisari i posaçëm i Isës për të më mposhtur mua ishte Haki Rugova, (i cili prej dje, për vepra “patriotike” gjendet prapa grilave), me mision për të manipuluar procesin.

Një vendim i tillë i ndërmarrë, vije për të shkak frustrimit të tyre, pasi që mbi 80% te kryetarëve të nëndegëve janë votues dhe përkrahës të Vjosa Osmanit.

Ne si veprimtarë të LDK-së, në mes të Rugovizmit të Haki Rugovës dhe Isa Mustafës, si dhe Rugovizmit të Ibrahim Rugovës dhe Vjosa Osmanit, ne zgjedhim këtë të fundit. Ne zgjedhim konsistencën, mbajtjen e fjalës dhe dinjitetin.

Verdiktin do ta marrin nga qytetarët në zgjedhjet e ardhshme lokale dhe nacionale.
I juaji, PhD Tafil Peci Boletini”, përfundon njoftimi i tij.