Pensionistët i ankohen Hoxhajt për heqjen e shtesave prej 20 euro

Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj ka takuar përfaqësuesit e pensionistëve të Kosovës, raporton Gazeta Online “Reporteri”. 

Temë diskutimi ishte vendimi i fundit i Qeverisë për heqjen e shtesës prej 20 euro.

Hoxhaj ka thënë shqetësimet e tyre janë të drejta, teksa ka thënë se do të kërkojnë nga Qeveria që të kthejnë ndihmat dhe shtojnë mbështetjen financiare.

“Sot dëgjova nga afër shqetësimet e mëdha të pensionistëve në lidhje me vendimin e fundit të Qeverisë Kurti për të zvogëluar ndihmën financiare për ta. Zonjës Mybera Verbovci-Kasumi dhe zotëriut Shaban Kajtazi, kryetarëve të pensionisteve e pensionistëve të Kosovës, u shpreha solidarizimin tim të plotë me këtë padrejtësi”.

“Shqetësimet e pensionistëve, prindërve e gjyshërve tanë, janë më se të drejta dhe duhet të gjejnë mbështetjen e secilit. Si kategoria më e rrezikuar gjatë pandemisë, ne do të kërkojmë nga Qeveria edhe në Kuvend që të kthejë ndihmat dhe të shtojë mbështetjen financiare për ta.