PDK në Klinë prezanton listën e kandidatëve për zgjedhjet e 12 tetorit – 44% femra dhe 80% fytyra të reja në garë

PDK në Klinë prezanton listën e kandidatëve për zgjedhjet e 12 tetorit – 44% femra dhe 80% fytyra të reja në garë

Klinë – Në prag të zgjedhjeve lokale të 12 tetorit, dega e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Klinë ka prezantuar listën e kandidatëve për Kuvendin Komunal, e cila vjen me një përbërje të re dhe të balancuar, duke reflektuar frymën e rinovimit dhe përkushtimin ndaj zhvillimit.

Sipas njoftimit të bërë publik, 44% e kandidatëve në këtë listë janë gra, duke dëshmuar angazhimin e PDK-së për fuqizimin e rolit të femrës në vendimmarrje. Një tjetër element dallues është fakti se 80% e tyre garojnë për herë të parë për një ulëse në Kuvend, çka pritet të sjellë frymë të re, ide të freskëta dhe energji të pashtershme në procesin politik lokal.

Në mesin e kandidatëve gjenden profesionistë nga fusha të ndryshme – arsim, shëndetësi, bujqësi, biznes, art dhe kulturë – si dhe të rinj e të reja të suksesshme, të cilët kanë dëshmuar aftësi, përkushtim dhe vizion për të ardhmen e komunës.

“Me këtë listë, PDK në Klinë është e gatshme të sjellë në Kuvend një përfaqësim të gjerë, dinamik dhe të aftë për të adresuar sfidat e qytetarëve me përgjegjësi dhe ide të reja. Zgjedhjet e 12 tetorit janë një mundësi për të zgjedhur ndryshimin pozitiv, energjinë e re dhe zërin e qytetarëve. Më 12 tetor, t’i përkrahim njerëzit që mbajnë fjalën. Po është PO,” thuhet në komunikatën e degës së PDK-së në Klinë.

Nga rubrika

Back to top button