PDK demanton Lirak Çelajn, thotë së vazhdon të bojkotoj RTV Dukagjinin

Faqja zyrtare e PDK në facebook shkruan se do të bojkotoj RTV dukagjinin edhe në vazhdim. Po ashtu  demanton edhe Lirak Çelajn së ai nuk përfaqëson qëndrimet zyrtare të partisë por vetëm mendimet e tij personale. shkruan Politika Jashtme.

Postimi i plotë nga PDK;

Sqarim për media
Partia Demokratike e Kosovës vazhdon të bojkotoj RTV Dukagjinin dhe të gjitha emisionet e tij. I ftuari i sotëm për të folur kinse në emër të PDK-së “për opozitën e ardhshme ”, Lirak Çelaj nuk është dërguar nga partia në emisionin Debat + dhe rrjedhimisht ai nuk përfaqëson qëndrimet zyrtare të partisë por vetëm mendimet e tij personale.
Duke falëderuar të gjitha mediat dhe gazetarët për bashkëpunimin e mirë të deritanishëm, PDK mbetet e hapur dhe transparente në shërbim të komunikimit sa më të mirë. Të gjitha ftesat dhe koordinimi bëhen nëpërmjet organeve zyrtare të partisë dhe zyrës për media.
Ju faleminderit!