Pas Kinës, një rast i murtajës bubonike rishfaqet edhe në Colorado të SHBA-së

Një ketër në Colorado ka dalë pozitivë në testet për murtajën bubonike.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një test të bërë më 11 korrik në qytetin Morrison, duke shënuar rastin e parë të murtajës në qark këtë vit, sipas një njoftimi të lajmeve nga departamenti i Shëndetit Publik i Qarkut Jefferson (JCPH).

Kështu raportojnë media prestigjioze amerikane, përfshirë edhe CNN, sipas të cilave, sëmundja ka qenë për shekuj me radhë dhe është përgjegjëse për pandeminë më vdekjeprurëse në historinë njerëzore, përcjell Telegrafi.

Rreth 50 milionë njerëz në Evropë vdiqën gjatë pandemisë së Vdekjes së Zezë të Mesjetës.

Dhe JCPH paralajmëron publikun se mund të infektojë si njerëzit ashtu edhe kafshët nëse nuk merren masat e duhura.

Sëmundja mund të transmetohet nga kafshimet e pleshtave dhe kafshët e infektuara.

Ndërsa antibiotikët modernë mund të parandalojnë komplikimet dhe vdekjen nëse trajtohen mjaft shpejt, është ende një kërcënim i madh si për njerëzit ashtu edhe për kafshët.

Sëmundja mund të shkaktojë dhimbje dhe të fryra te nyjat limfatike – ethe dhe kollitja janë gjithashtu simptoma që mund të përjetojnë njerëzit.

Ndryshe, më 7 korrik, autoritetet kineze konfirmuan një rast të murtajës bubonike në Mongolinë e brendshme.

Autoritetet lokale në qytetin e Bayannur lëshuan një paralajmërim në të gjithë qytetin për parandalimin e murtajës menjëherë pasi u konfirmua, e cila do të mbetet në vend për pjesën tjetër të vitit.

Murtaja kohët e fundit ka bërë një rikthim, dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka kategorizuar atë si një “sëmundje që rishfaqet”.

Ekzistojnë afërsisht 1.000 deri në 2,000 raste çdo vit, por kjo ka të ngjarë një shifër modeste pasi ka një numër rastesh të raportuara, sipas OBSH. /Telegrafi/