Parashikimi i motit për sot dhe nesër

Sot dhe nesër do do të ketë mot relativisht të qetë, me diell dhe vranësira të cilat vende-vende parashihet të ketë riga shiu, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, nga ku është njoftuar se vendi do të vazhdojë të mbetet nën masat anticiklonike të ajrit.

Sipas institutit, në fushat termike nuk parashihet të ketë ndryshime të dukshme, minimalet do të lëvizin ndërmjet 4-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius.

“Në mëngjes nëpër disa territore, kryesisht ultësira, parashihet të ketë mjegull e cila do të jetë e paqëndrueshme. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit”, thuhet në njoftim. /Insajderi.com