Papa bën thirrje për paqe

Papa Leoni XIV iu bashkua reagimeve anekënd globit rreth bisedimeve mes presidentit amerikan dhe homologut rus.

Kreu i Vatikanit tha se ai po nxit përpjekjet për paqe, për t’i dhënë fund kësaj lufte që ka shkaktuar viktima të pafajshme.

“Le të lutemi që përpjekjet për t’i dhënë fund luftërave dhe për të promovuar paqen të jenë të suksesshme. Le të mbizotërojë gjithmonë e mira e përbashkët e popujve në vend të parë në negociata.”

Papa Leoni i 14-të iu referua edhe vëllezërve dhe motrave të Pakistanit, Indisë dhe Nepalit, të cilët janë goditur nga përmbytje të rënda. Ai u lut për viktimat dhe familjet e tyre, si dhe për të gjithë ata që vuajnë për shkak të kësaj fatkeqësie.

Nga rubrika

Back to top button