Pamje pas sulmit me eksploziv në “Raiffeisen Bank” në Ferizaj

Sot rreth orës 5:45 të mëngjesit në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” në Ferizaj dyshohet se është tentuar të grabitet me mjete shpërthyese “Raiffeisen Bank”

Persona ende të panjohur kanë hyrë me forcë brenda bankës dhe për të hapur kasafortat kanë përdorur mjete shpërthyese.

Me këtë rast është shkatërruar inventari në pjesën e përparme të bankës dhe kasafortat për tërheqje automatike të parave.

Me këtë rast janë duke u marrë njësitë policore, kurse ende nuk ka ndonjë vlerësim për dëmet e shkaktuara dhe sasinë e parave të humbura.

Kurse, më vonë pritet që policia Rajonale e Ferizajit të dal me një raport rreth këtij rasti.

Ndërsa, këto janë pamjet e bankës pas sulmit.