OSMANI: MOBILET E REJA PRESIN, DUHET BLERË MASKA PËR QYTETARËT

Kryeparlamentarja, Vjosa Osmani ka thënë se shumë gjera luksi mund të presin, por gjendja me COVID-19 nuk pret.

Osmani u kundërpëgigj në replikën e deputetës së LDK-së, Besa Gaxheri e cila tha se nuk duhet të shpenzohen tre milionë euro për blerjen e maskave.

Osmani, tha se mobile, telefonat, veturat e blinduara presin, duhet maska falas për qytetarët.

“Përderisa buxheti është paraparë për mobilje, telefona të rinj, laptopa madje për vetura të blinduara, më mirë është që ajo shumë të shfrytëzohet që t’ia lehtësojmë barrën ekonomike qytetarëve që kanë nevojë”, ka thënë Osmani. /Insajderi.com/