“Nuk kam asnjë dyshim, Muriqi është fantastik dhe mund të triumfojë në Serie A”


Bernard Challandes, trajneri i Kosovës, nuk ka asnjë dyshim se Vedat Muriqi mund të triumfojë në Serie A me Lazion.

Muriqi shkroi historinë me Kosovën duke shënuar katër gola në fitoren 4-1 ndaj San Marinos.

Ai lidhet me një largim të mundshëm nga Serie A, por vet lojtari insiston se është i lumtur në Itali dhe do të respektojë kontratën.

“Është mirë për arritjen e Muriqit, është i kënaqur, ka vetëbesim dhe kjo është e rëndësishme., Nuk e di, por në Lazio nuk është e lehtë në filli,, arsyeja mund të jetë presioni dhe konkurrenca e madhe, duhet të punojë në këtë situatë. Ishte një paraqitje e mirë dhe mund të realizojë edhe më shumë”.

“Po Muriqi mund të ketë sukses në Serie A. Tash duke pasur parasysh lojtar si Immobile si Correa janë lojtarë të fortë dhe nuk është lehtë. Sapo ka shkuar dhe duhet të mësojë, të jetë i qetë, të ketë durim dhe të punojë, Është e qartë se ne e njohim atë dhe është lojtar me kualitete, me cilësi të duhura për Serie A”. /Gazeta Express/