Një punëtor bie nga ndërtesa në lagjen “Arbëria” në Prishtinë

Një punëtor i ndërtimtarisë përderisa ishte duke punuar ka rënë nga ndërtesa në lagjen Arbëria në Prishtinë, ku ka qenë duke punuar.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Sot rreth orës 16:30, kemi pranuar informatën se në lagjen Arbëria në Prishtinë, një person derisa ishte duke punuar ka rënë nga një lartësi (ndërtesë) dhe ka pësuar lëndime të rënda trupore”, ka bërë të ditur për IndeksOnline, zyrtarja për informim e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se i lënduari mashkull (1981), është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

“Rasti po hetohet nga njësitet kompetente në koordinim me institucionet përkatëse”, theksoi Ahmeti.