Një lloj i ri i COVID-19 zbulohet në këtë shtet, transmetohet shpejt përmes ajrit

Një variant i ri i koronavirusit është zbuluar në Vietnam – një kombinim i atij të Indisë dhe Britanisë së Madhe, dhe mund të përhapet shpejt përmes ajrit, thanë zyrtarët.

Ministri i Shëndetësisë i Vietnamit Nguyen Tan Long e përshkroi mutacionin e fundit si “shumë të rrezikshëm”, raporton BBC. Ai shtoi se mutacioni i ri transmetohet shpejt, veçanërisht nga ajri.

Viruset vazhdimisht shndërrohen dhe shumë lloje nuk janë të rëndësishme, por disa mutacione mund ta bëjnë virusin më ngjitës.

Që kur koronavirusi u identifikua për herë të parë në janar 2020, mijëra mutacione janë zbuluar, shkruan BBC.

Disa studime tregojnë se dy doza të vaksinave nga Pfizer dhe AstraZeneca janë efektive kundër llojit të Indisë, por mbrojtja është më pak se një dozë. Nuk ka asnjë provë që mutacionet janë të rrezikshme dhe shkaktojnë vdekshmëri më të lartë në një numër më të madh njerëzish.

Ashtu si me variantin e parë, rreziku është ende më i madh për të moshuarit dhe njerëzit me kushte më të rënda shëndetësore. Sidoqoftë, një virus që është më ngjitës është i rrezikshëm dhe vdekjeprurës në një popullatë të pa vaksinuar.

Vietnami ka parë një rritje të numrit të rasteve të infeksionit në javët e fundit. Më shumë se 6.700 raste janë raportuar që nga fillimi i epidemisë, nga të cilat më shumë se gjysma nga fundi i prillit të këtij viti.