Nis flirti i Thaçit me Lajçakun, pajtohen plotësisht me njëri-tjetrin


“Nuk do të mund të pajtohesha më shumë”, ka shkruar Lajçak, duke e shpërndarë shkrimin e Thaçit për takimin e tyre në Bruksel
.

Presidenti Hashim Thaçi ka realizuar vizitën e parë brenda Bashkimit Evropian, prej që ndaj tij është dorëzuar aktakuzë për krime të luftës. Në Bruksel atë e ka pritur i angazhuari për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.

Pas shumë kritikave për BE-në, Presidenti Thaci, thotë se Kosova ka nevojë për Brukselin  dhe se Brukseli ka nevojë për Kosovën, raporton Gazeta Express.

Por, ky shkrim i Thaçit është shpërndarë edhe nga vetë Lajçak i cili shkroi se “nuk do të mund të pajtohesha më shumë”.

Për takimin, Thaçi ka njoftuar përmes një postimi në llogari në Twitter, në të cilin ka thënë se me Lajçakun ka zhvilluar bisedë të shkëlqyeshme.

 “Ne kemi nevojë për BE-në dhe BE-ja ka nevojë për ne. Duhet të veprojmë. Lajcaku ka mbështetjen time në këtë proces”, ka shkruar Thaçi.

Thaçi deklaroi se dialogu nuk ka alternativë dhe se Kosova dhe Serbia duhet ta arrijnë marrëveshjen finale.

Javën që shkoi, Presidenti Thaçi zhvilloi një bisedë virtuale me përfaqësuesin e BE-së. Të dy u ndanë të kënaqur dhe e quajtën të frytshme bisedën. /Express/