Ngjarje e rëndë në Zvicër, burri vret kosovaren: Pamje të çiftit dhe shtëpisë ku ndodhi ngjarja

Gjithçka ndodhi në shtëpinë e tyre në Schafisheim. Pasi qëndroi një javë në kujdes intenziv, kosovarja N.B ka humbur jetën, shkruan Indeksonline.

LEXO EDHE: Sot varroset 2 vjeçari që humbi jetën pas rrëzimit nga shkallët


Çifti kishte tre fëmijë nga lidhja bashkëshortore, ndërsa njëra nga vajzat kishte lajmëruar rastin e dhu nës në familje.

Burri 46 vjeçar nga Kosova është arrestuar dhe do të jetë në paraburgim për 3 muaj.

Sipas zyres së prokurorit lokal, ai nuk kishte asnjë ndjekje penale në të kaluarën.

Fqinjët e çiftit kosovar thonë se janë të befasuar me ngjarjen ngase ata shquheshin për raportet e mira mes vete./Indeksonline/