Ngjarje e rëndë: Hidhet nga kati i katërt, vdes 52-vjeçari i prekur me Covid-19

Nuk ndalen fatkeqësitë te spitali Covid 2 “Shefqet Ndroqi” i njohur edhe si Senatoriumi. Një pacient 52 vjeç nga Tropoja i cili kurohej për Covid 19 prej disa ditësh është vetëhedhur nga kati i katërt i spitalit, duke gjetur vdekjen.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 03:10 të mëngjesit të sotëm.

Më datë 01.11.2020, rreth orës 03 :10, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një spitali shtetasi P.Gj., 52 vjeç dhe për pasojë ka humbur jetën”.

P.Gj mësohet se trajtohej prej disa ditesh në këtë spital.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.