Në ditëlindjen e Ledrit, Xhensila ‘konfirmon’ me këtë lëvizje lodhje me reperin!

Xhensila Myrtezaj uron Ledri Vulën për ditëlindje me një video të afërt, shtohen dyshimet për një romancë mes tyre

Këngëtarja e njohur shqiptare, Xhensila Myrtezaj, ka bërë një urim mjaft të veçantë për reperin Ledri Vula, i cili sot (e enjte) feston 39-vjetorin e lindjes.

Nëpërmjet një videoje të publikuar në Instagram, Xhensila ka zgjedhur që urimi të mos jetë vetëm me fjalë, por me një kujtim të përbashkët, ku të dy shfaqen shumë të afërt.

Urime ditëlindjen”, ka shkruar ajo bashkangjitur një ‘emoji’ të mbretit.

Ky veprim publik nga këngëtarja ka rikthyer në qendër të vëmendjes spekulimet që kanë qarkulluar muajve të fundit, për një raport më të ngushtë mes saj dhe reperit të njohur nga Prishtina.


Ky urim i fundit nga Xhensila shihet nga shumë fansa si një tjetër “shenjë” që mund të konfirmojë diçka më shumë sesa një miqësi apo bashkëpunim profesional.

Nga rubrika

Back to top button