Ndërron jetë Vahide Thaçi, gruaja dhe nëna e dëshmorëve Mehmet dhe Muharrem Thaçit

Ka ndërruar jetë Vahide Thaçi, gruaja e heroit Mehmet Thaçit dhe nëna e heroit tjetër të luftës së fundit, Muharrem Thaçi nga fshati Llapushnik i Drenasit.

Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Ai ka ngushëlluar familjen Thaçi, duke thënë se Nëna Vahide, ishte nënë heroinë, sepse, humbja e bashkëshortit dhe djalit të saj, nuk e ka përkulur, madje, familjes së saj të ngushtë e të gjerë, iu bë burim frymëzimi për të ecur përpara.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10221101976733080&id=1653723698