Mushkolaj: Isa Mustafa po iu bën presion publik organeve të drejtësisë

Analisti politik, Imer Mushkolaj shkruan se kryetari i LDK-së, Isa Mustafa nuk po i le organet e drejtësisë ta kryejnë punën e vet.

Mushkolaj thotë se Mustafa po u bën presion publik organeve të drejtësisë dhe i del kundër Prokurorisë Themelore në Pejë dhe kërkon që rastin e nënkryetarit të partisë ta trajtojë Prokuroria Speciale, raporton Gazeta Blic.

Ky është postimi i tij i plotë:

Në vend që t’i lë organet e drejtësisë ta kryejnë punën e vet, kryetari i LDK’së del kundër Prokurorisë Themelore në Pejë dhe kërkon që rastin e nënkryetarit të partisë ta trajtojë Prokuroria Speciale. Isa Mustafa iu bën presion publik organeve të drejtësisë, ndërkohë që bën thirrje që sistemi i drejtësisë të qëndrojë larg politikës.