Mushkolaj e quan plaçkitës Kryeministrin Hoti

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka emëruar një koordinator nacional për zbatimin e Strategjisë për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe luftimin e terrorizmit, ku në këtë pozitë është caktuar Ministri i Brendshëm, Agim Veliu.

Mirëpo, kryeministri Avdullah Hoti, dikur e quante “plaçkitje të buxhetit të shtetit” emërimin e një koordinatori kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit.

“Vazhdon plaçkitja e buxhetit nga Qeveria e PAN-it. Sot në mbledhjen e Qeverisë u rrit numri i këshilltarëve në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal, e cila edhe ashtu nuk ka kuptim të ekzistojë. Po ashtu, sot u caktua edhe një koordinator nacional kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit, megjithëse janë forcat e rendit dhe njësitë e specializuara kundër terrorizmit. Kësaj nuk i thonë ndryshe veçse plaçkë derisa e kanë në dorë buxhetin e qytetarëve”, kishte shkruar Hoti në vitin 2019.

Pas kësaj ka reaguar njohësi i çështjeve politike, Imer Mushkolaj, duke thënë se sot Hoti qenka tregu plaçkitës.

Postimi i tij i plotë:

Emërimin e koordinatorit nacional kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit, Avdullah Hoti dikur e quante plaçkë. Sot qenka tregu plaçkitës. Qeveria e paska emëru Agim Veliun koordinator.