Munishi “kapet” keq me komentuesin: Nuk të pata borxh asgjë, mbaju tash

Kryendeshja e javës së 27-të në Superligën e Kosovës u zhvillua në Suharekë mes Ballkanit dhe Prishtinës.

Ndeshjen në fjalë e fituan kryeqytetasit me rezultat minimal, 0:1, derisa këtë ndeshje e ka komentuar edhe Ismet Munishi, shkruan FrontOnline.

Ish-trajneri i Ballkanit ka lavdëruar lojën e Prishtinës, derisa ka folur edhe për nivelin e referimit, ku thotë se përballë ish-skuadrës së tij ata e kishin në favor gjyqtarin.

Këto fjalë të Ballkanit nuk i pëlqyen aspak një tifozi, i cili hodhi akuza ndaj Munishit.

“Ismet Munishi mos i jep shumë zor me fol për drejtësi të futbollit ti sepse ka zëra prej njerëzve shumë të afërt të skuadrës së FC Ballkanit që ti nuk je shkarkuar “pahiri” nga ai klub, po ta ka “kojt” edhe ty me bo dallavere e me i shit disa lojë bashkë me 2-3 lojtarë të tjerë të Ballkanit”, ka shkruar një komentues.

Ndërkaq, përgjigjja e Munishit ishte e ashpër, derisa mund ta shihni në fotografitë e mëposhtme.