Momenti kur Khabib Nurmagomedov lë pa ndjenja Justin Gaethje (VIDEO)

Khabib Nurmagomedov e mbyll si kampion absolut në UFC. Rusi fitoi në raundin e dytë kundër Justin Gaethje.

Raundi i parë u fitua nga luftëtari nga Dagistani me rezultatin 10-9, ndërsa në fillimin e së dytës do të mbyllej gjithçka. Khabib arriti të mbërthente mjaft mirë Gaethjen dhe ky i fundit u dorëzua.

Khabib tashmë ka një rekord prej 29 fitoresh dhe asnjë humbje duke mbetur kampion i pamposhtur, ndërkohë që sonte në mbrëmje deklaroi se e ka mbyllur këtu në UFC, pasi nuk do të luftojë më. Ai u përlot pas fitores pasi ka humbur të atin.

https://video.gjirafa.com/penalltia-e-sergio-ramos-ndaj-barcelones-ne-el-clasico