Isa Mustafa ka bërë një tjetër lëvizje taktike, në raport me Albin Kurtin, pas arritjes së marrëveshjes për bashkëqeverisje me Lëvizjen Vetëvendosje, duke e caktuar Agim Veliun si ministër të Punëve të Brendshme.
Mustafa e ka goditur që në start Kurtin, duke ia dërguar në kabinetin qeverisës Agim Veliun, për të cilin vetëm simpati nuk gëzojnë në Vetëvendosje.
Agim Veliu pritet të jetë ministër i Punëve të Brendshme, një ministri kjo që e kishte kërkuar me ngulm Vetëvendosje dhe që ishte bërë “mollë sherri” në negociatat për koalicion mes Isa Mustafës e Albin Kurtit.
Veliu po thuajse çdo herë në deklaratat e tij e ka fyer Albin Kurtin, siç duhet ende ka hatermbetje nga shkarkimi qe i ka bërë Ish Kryeministri Kurti.