Milot Rashica i bën babait dhuratë një veturë luksoze

Reprezentuesi kosovar, Milot Rashica, ka vendosur t’i bëjë një dhuratë babait të tij, Nexhmedin Rashica, shkruan “Zeri.info”.

Ylli i Werder Bremenit i ka dhuruar babait të tij një veturë luksoze të tipit “Range Rover”.

“Dhurata çdo herë është e mirë, por kur vjen nga djali ka vlerë të madhe. Flm Milot për kujdesin dhe respektin e treguar ndaj prindërve. Allahu të ruajt”, ka shkruar babai i Milotit në rrjetin social “Facebook”.

Ndërkohë, së fundmi është raportuar se Rashica pritet që të transferohet te Leipzigu gjatë kësaj vere, derisa reprezentuesi kosovar tashmë ka arritur marrëveshje personale me këtë klub./Zëri