Miftaraj: Adresimi i presidentit nuk ishte informues, por vetëm politik

Shkuarja e presidentit të vendit, Hashim Thaçi, në Hagë dhe rikthimi i tij, u përcollën me shumë lëvdata, kritika e ironizime kundrejt tij.

Ndërsa, në lidhje me deklaratën e presidentit minuta më parë, ka reaguar Ehat Miftaraj.

Miftaraj theksoi se Zyra e Prokurorit te Specializuar me ngritjen e aktakuzes, dhe publikimin e njoftimit per kete aktakuze veq “e ka cenuar etiken, integritetin dhe kredibilitetin tend”.

Sipas tij, adresimi I presidentit nuk ishte informues, por vetëm politik.

Më poshtë, adresimi i Miftarajt, pa ndërhyrje.https://zeri.info/inarticle.html

“Publiku ka interes me marr informacion nga Presidenti, e qe sonte nuk pat pergjigje, e shpresojme qe Presidenti do te jap pergjigje, ne te vertete e ka per obligim me jap pergjigje ne pyetjet e me poshtme:

1. Ne cfare kapaciteti je marr ne pyetje?

2. Per cfare je marr ne pyetje?

3. A je marr ne pyetje lidhur me aktakuzen e ngritur?

4. Nese po, a keni kerkuar sqarime nga Prokuroria se pse merresh ne pyetje pas ngritjes se aktakuzes dhe ne mes te procesit te shqyrtimit te aktakuzes nga gjykatesi i procedures?

5. A e keni ngritur kete ceshtje para prokurorit?

6. A synoni kete ceshtje ta parashtroni para Avokatit te Popullit dhe Gjykates Kushteteuese per shkeljen e te drejtave te pandehurit ne procedure penale?

7. A ke kerkuar sqarime nga Prokuroria se pse e kane publikuar njoftimin lidhur me aktakuzen?

8. A do te inicioni procedure disiplinore ndaj prokurorit lidhur me publikimin e njoftimit?

9. A jeni marr ne pyetje ne prani te avokatit?

10. Nese po, cili eshte avokati juaj mbrojtes ne Hage?

11. Kush po i mbulon shpenzimet e perfaqesimit me avokat ne Hage?

12. Udhetimi ne Hage a ka qene me shpenzime te shtetit apo shpenzime tuaja vetanake?”.

Sipas tij, presidenti i detyrohet popullit të përgjigjet në të gjitha këto pyetje, për aq sa ushtron pozitën e presidentit të Kosovës.

“Publiku ka nevoje per adresime qe japin pergjigje ne keto pyetje, publiku nuk ka nevoje per adresime politike”, përfundoi ai.Zëri